Pas një mungese të gjatë, Papa Françesku u kthye në publik për të uruar festën e Pashkëve duke dhënë mesazhin e tij Urbi et Orbi.
Nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan përballë mijëra besimtarëve, ati i shenjtë i vendosur në një karrige me rrota, kërkoi paqe për botën dhe një armëpushim për Rripin e Gazës të rrënuar nga lufta.
“Jam i shqetësuar për klimën në rritje të antisemitizmit që po përhapet në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, mendimet e mia shkojnë tek popullata dhe në veçanti tek komuniteti i krishterë i Gazës, ku konflikti i tmerrshëm vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim dhe të shkaktojë një situatë humanitare dramatike dhe të poshtër.
U bëj apel palëve të përfshira: vendosni një armëpushim, lironi pengjet dhe të lëvizet shpejt për të ndihmuar njerëzit, që kanë uri dhe aspirojnë për një të ardhme me paqe!. Gjithashtu Krishti i Ngjallur derdhë dhuratën e Pashkëve të paqes mbi Ukrainën e torturuar dhe inkurajoftë të gjithë aktorët e përfshirë që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”
Ati i Shenjtë foli edhe për lirinë e fesë dhe respektimin e pikëpamjeve të të tjerëve, duke theksuar se paqja nuk është e mundur pa to.
Këtë vit, festa e Pashkëve ka edhe më shumë rëndësi sepse Kisha Katolike e ka shpallur vitin 2025 një vit jubilar apo të shenjtë.
Gjatë një viti të tillë, pelegrinët inkurajohen të udhëtojnë në Romë dhe të udhëtojnë nëpër dyert e katër bazilikave kryesore.
Vetëm këtë fundjavë, rreth 1 milion vizitorë janë në qytet, duke përfshirë besimtarë nga e gjithë bota. Midis tyre është edhe zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance i cili takua shkurtimisht me Atin e Shenjtë për të shkëmbyer urimet për festën e Pashkëve.