Extra Kërkuan të shpëtojnë “djajtë”, studiuesit “dënuan me vdekje” pinguinët

Kërkuan të shpëtojnë “djajtë”, studiuesit “dënuan me vdekje” pinguinët

“Nuk habitem. Sa herë që njeriu ka futur në mënyrë aksidentale ose të vetëdijshme disa kafshë në ishujt oqeanike, ka pasur një impakt katastrofik”, është mendimi i studiuesit Eric Woeler, mbi një nga vendimet më fatkeqe të viteve të fundit në fushën e zoologjisë.

Në 2012, studiues australianë futën në ishullin Maria, i madh rreth 116 kilometra katrorë, 28 ekzemplarë të djallit tasmanian. Qëllimi ishte shpëtimi i kësaj specie të rrezikuar, që disa vite më parë cilësohej madje si e zhdukur përgjithmonë, edhe për shkak të një tumori që prekte specien në fytyrë.

Gjitarët u monitoruan në mënyrë të rreptë dhe u ambientuan mirë me ishullin, duke u shumuar nga 28 në 100, në vitin 2016. Por ishullit Maria nuk iu shtua diversiteti i faunës, madje vendimi për transferimi i “djajve”, përfaqësoi një dënim me vdekje për shumë specie lokale.

Fatin më të rëndë e pësuan pinguinët e vegjël, karakteristikë të zonës, që praktikisht u zhdukën, sepse djajtë tasmanianë kanë aftësi të theksuara për të gërmuar tokën, duke arritur thjeshtësisht te vezët e pinguinëve.

Pinguinët nuk janë të vetmet viktima.

Edhe speciet e tjera si patat e Barrenit që ndodhen aty, dhe që tradicionalisht depozitojnë vezët në tokë, tentuan të mbijetonin duke i ngrohur mbi pemë, por pa sukses. Rreth 6 mijë prej tyre u zhdukën.