Extra Këshilla e një babai-Çfarë t’i themi fëmijës kur ndahet nga partneri/ja?

Këshilla e një babai-Çfarë t’i themi fëmijës kur ndahet nga partneri/ja?

Nga William Dameron*

Javën e kaluar kisha 22 thirrje të humbura për 5 minuta nga vajza ime. U habita! Në fakt ajo nuk ka shumë kohë të flasë në telefon, edhe pse ne kemi marrëdhënie shumë të ngushte me njëri-tjetrin. Ajo studion për mjekësi dhe koha për të është shumë e çmuar. Kohët e fundit ajo me telefonon vazhdimisht dhe qan pasi është shumë e mërzitur që është ndarë nga i dashuri i saj. Tashmë ne të dy kemi gjetur kohë për të folur me njëri-tjetrin dhe unë çdo ditë shikoj nëpërmjet telefonit kur ajo qan.

“Jam shumë e trishtuar,” më tha ajo.
“Atëherë qaj dhe mos mendo asgjë,” i thashë.
“Po sikur ta kisha trajtuar ndryshe? më pyeti.Ajo dëshiron të hipi në një makinë kohe dhe të ndryshojë të kaluarën, për të bërë zhbërë të gjitha gabimet që mendon se ka bërë, edhe nëse të gjitha nuk i përkasin asaj. Është një ndjenjë shumë e keqe dhe unë e kuptoj vajzën time, sepse kam përjetuar të njëjtën gjë kur u ndava nga mamaja e saj. Nuk mund ta ndihmoja, por pyes vetën nëse divorci im ka ndikuar në mënyrën se si vajzat e mia mund të krijojnë një marrëdhënie me partnerët e tyre. Nëse mund të ktheja kohën, çfarë duhet të ndryshoja?
Sa herë që flasim mundohet ta bëjë për të qeshur dhe këtë gje e konsideroj si një “fitore të vogël” në ato pak momente, por në të vërtet nëse ajo mund ta kthente kohën pas, unë nuk do dëshiroja që të kishte lidhje me djalin që zgjodhi, pasi nuk e mendoja të duhurin për të. Unë nuk jam si ata baballarët që mendojnë se “askush nuk është i denjë për vajzën e tyre” dhe të ulen në verandë duke pastruar armën sa herë që i dashuri vjen për ta marrë vajzën e tij, por ata të dy nuk shkonin së bashku. Unë kam mësuar se kur prindërit flasin për personin që do fëmija i tyre, kjo mund të shkaktojë shumë probleme.
“Nuk të pëlqeu i dashuri im? ,” më pyeti.
“Ajo ç’ka unë mendoj për të nuk ka rëndësi. Unë dua vetëm që ti të jesh e lumtur,” iu përgjigja.
Ajo dëshironte të flisja keq për të, në mënyrë që ajo të ndjehej mirë, por kjo nuk është diçka e drejtë pavarësisht opinionit tim. Por si i ndihmojmë ne prindërit, fëmijët tanë për të zgjedhur bashkëshortët e tyre?

Ka një sërë modelesh. Për shembull kur unë isha në shkollë të lartë, mamaja ime u sigurua të më largonte nga vajza e komshiut ngjitur, pasi ne kishin një lidhje dashurie, ndërkohë ajo nuk e mendonte të duhur për mua. Më pas mamaja e vajzave të mia i pëlqeu shumë, por ne përsëri arritëm në divorc. Përgjatë jetës unë kam kuptuar se ne njerëzit jemi qenie egoiste dhe kërkojmë me çdo kusht të kemi atë që nuk mund ta kemi. Unë e kuptoja shumë mirë këtë ndjenjë dhe gabimi im ishte se i kisha mësuar gjithë kohës vajzës time se si ta zgjidhe partnerin e saj, ndërkohë që nuk ia kisha treguar me vepra, pasi nuk e kisha dashur kurrë mamanë e saj.
Shpesh herë ne vlerësojmë marrëdhëniet e çifteve që shohim në Instagram apo rrjete të tjera sociale, të bukura dhe të paarritshme, në vend që të kujdesemi për marrëdhënien tonë. Për të krijuar një model të një marrëdhënieje të shëndetshme për vajzat e mia, unë nuk dua të kisha shkatërruar kurrë imazhin e familjes, që do të thoshte shumë për to dhe ka raste kur ndjehem keq për këtë gjë. Edhe nëse do kthehesha pas në kohë nuk do mund të ndryshoja asgjë, jo për shkak se nuk kam bërë gabime, por sepse për të ecur përpara duhet të jetoja me dikë që e doja.

“Kjo është një përvojë që do të mësojë shumë dhe ji mirënjohëse për atë që do të mësosh,” i thashë. Kur flas me vajzën time, më duke sikur po flas me veten time në moshë të re dhe kujtoj këshillat që i dhashë vetes aso kohe, për të qenë i durueshëm dhe i qetë.
Shkrimtarja Katherine Anne Porter ka shkruar se “E kaluara nuk mbetet pas, nëse ju nuk e lini pas”. Këtë këshillë i dhashë dhe vajzës time, por detyra e një babai nuk mjaftonte, pasi unë duhet t’i kisha treguar se si të zgjidhte një partner, jo ta kisha mësuar. Tashmë e kuptoj se çfarë e ngushëllon vajzën time. Mjafton të flas me të për orë të tëra dhe ajo do të qetësohet, por kam kuptuar se nuk mund t’i ndihmojmë fëmijët tanë duke i këshilluar se si të gjejnë partnerin e duhur, kur nuk ja kemi treguar gjithë jetën.

*William Dameron është një bloger, i cili herë pas here shkruan artikuj në gazeta të ndryshme si në New York Times, Boston Globe, e të tjera./The Washington Post/