Kryesore Këshilli Kombëtar pro djegies së mandateve, Basha mban miting në PD

Këshilli Kombëtar pro djegies së mandateve, Basha mban miting në PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar unanimisht  për djegien e mandateve. Vendimin e komunikoi kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se ky ishte një vendim i vështirë, i paprecedentë, por e vetmja rrugë. Pas vendimit, secili deputet ka firmosur deklaratën e lënies së mandateve.

Basha: Kam nderin dhe privilegjin, tju bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PDSH, për djegien e mandateve parlamentare, me efekt të menjëhershëm.

Në këtë 20 shkurt të 2019, 28 vite pas rrëzimit të diktaturës më të egër, shqiptarët do të kenë në krahun e tyre PD. Njerëzit tanë do të jenë krah të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë për të vendosur që kurrë më në Shqipëri mos të vendoset një regjim tjetër diktatorial. Kurrë më kushtetuta dhe ligjet mos të shkelen dhe dhunohen sic kanë ndodhur në këto 5 vite.

Ne hedhim këtë hap pasi kemi shteruar çdo mundësi për ti kthyer legjitimitetin institucioneve të mbëtura, pas urdhrit të sovranit i cili ushtoi në protestën më të madhe, në atë të të shtunës ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Zgjedhim me përgjegjësi të plotë ti bindemi sovranit.

Përmes këtij vendimi, të vështirë dhe të paprecedent ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat evropiane. Ne do ta hapim derën që na çon drejt Evropës

Ajo derë do të hapet vetëm kur vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do ta hapim atë derë kur ndarja e pushteteve të garantojë një qeveri të përgjegjshme.