Aktualitet Këta janë 31 personat më të kërkuar në Shkodër (Emrat dhe fotot)

Këta janë 31 personat më të kërkuar në Shkodër (Emrat dhe fotot)

Policia e Shtetit ka publikuar listën me emrat dhe fotot e 31 personave më të kërkuar në qarkun e Shkodrës.

Në mesin e tyre janë persona të dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit, vrasje, vrasje me paramendim, si dhe persona të tjerë të dënuar me 25 vite.

Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve, duke garantuar anonimatin, që të japin informacione nëse kanë dijeni për vendndodhjen e personave më të kërkuar të këtij qarku, apo disponojnë informacione rreth tyre.