Kryesore Këto janë 5 vendet më të forta ushtarake në botë

Këto janë 5 vendet më të forta ushtarake në botë

Indeksi i fuqisë ushtarake të së një vendi përcaktohet me shumë faktorë, dhe “Global Firepower 2019”, jep detajet lidhur me vendet më të fuqishme ushtarake në botë.

Duhet të theksohet se aftësia bërthamore dhe lidershipi aktual politik/ushtarak nuk merren parasysh.

Sondazhi përfshin parametrat e vendndodhjes gjeografike, varësinë e burimeve natyrore, fuqinë punëtore dhe situatën aktuale ekonomike.

Këtu është një listë e vendeve më të fuqishme ushtarake:

Franca

Me një popullsi prej 67 milion banorësh, më shumë se 30 milion janë të aftë për punë. Çdo vit pothuajse një milion francezë të rinj janë në gjendje t’i bashkangjiten ushtrisë.

Ka afro 1300 avionë luftarakë dhe një flotë të fortë detare.

India

Me një popullsi prej 1.3 miliardë banorësh, ka një 622 milion barë të aftë për punë dhe çdo vit më shumë se 23 milion të rinj i bashkangjiten ushtrisë. Ka më tepër se 2000 aeroplanë ushtarakë dhe një flotë me afro 300 anije luftarake.

Kina

Kina dhe India përbëjnë 38% të popullsisë botërore dhe prandaj nuk është shumë e çuditshme pse kanë ushtri kaq të forta. Ngjashëm si India ka një popullsi prej afro 1.3 miliardë banorësh, me 752 milion kapacitet të banorëve për të punuar dhe me 3187 tanke luftarake dhe 714 anije luftarake.

Rusia

Në vend të dytë qëndron Rusia me një popullsi prej 142 milion banorësh dhe fuqi punëtore të disponueshme me 69 milion banorë. Çdo vit në ushtri hyjnë 1,3 milionë të rinj.

SHBA

Dhe në maje të listës qëndron SHBA me një popullsi prej 329 milion banorë dhe fuqi punëtore të disponueshme me 144 milion banorë. Arritja e moshës ushtarake në vit: 4 milion banorë. Forca të avionit: 13,398; tanke luftarake: 6,287 dhe asetet detare: 415.