Studiuesit po arrijnë në përfundimin se njerëzit me grup gjaku 0 mund të kenë një avantazh sado të vogël në këtë situatë pandemie.
Dy studime të publikuara këtë javë sugjerojnë se njerëzit me këtë grup gjaku kanë risk më të ulët infektimi, si dhe gjasa ta kalojnë më lehtë nëse infektohen.
Në një nga këto kërkime, u vërtetua se pacientët e prekur nga COVID-19 që kishin grup gjaku 0 dhe B, kalonin më pak kohë në kujdes intensiv sesa ata me grup gjaku A dhe AB. Gjithashtu mund të mos u duhej ventilim apo kishin më pak mundësi që veshkat e tyre të dilnin jashtë funksionit.
Këto zbulime na japin një dritë shprese për të kuptuar më mirë faktorët e rrezikut që sjell koronavirusi. Dy studimet u publikuan këtë të mërkurë në fletoren e mjekësisë.
Studimi i parë vëzhgoi 95 pacientë në gjendje të rëndë nga Covid-19, në spitalin e Vankuverit në Kanada, nga muaji Shkurt deri në muajin Prill.
Ata vunë re se pacientët me grup gjaku 0 dhe B kalonin përafërsisht 4.5 ditë më pak në kujdes intensiv krahasuar me bashkëvuajtësit e tyre me gjak A apo AB. Këta të fundit, kalonin mesatarisht 13.5 ditë shërbimi intensiv.
Kështu u arrit në përfundimin se 61% e pacientëve me grup gjaku 0 dhe B kishin nevojë për ventilim, krahasuar me 84% e pacientëve me grup gjaku A dhe AB.
Dhe pacientët e A dhe AB kishin nevojë për dializë, një proces që ndihmon veshkat të filtrojnë toksina.
“Pacientët me këto dy grupe gjaku kanë risk më të lartë të prekjes së organeve dhe mosfunksionimit të tyre pasi preken nga COVID-19 në ndryshim nga pacientët me grup gjaku 0 apo B”.
Në një studim të bërë në Qershor, u vu re se pacientët me grup gjaku 0 në Spanjë dhe Itali kishin një reduktim të rrezikut të infektimit rëndë me koronavirus prej 50%. Kjo nënkupton se atyre u duhej intubim ose oksigjenim suplementar krahasuar me të prekurit me grup tjetër gjaku.
Ekipi gjithashtu ekzaminoi gjysmë milioni njerëz në Holandë, ku nga 4600 të infektuar, 38.4% e tyre kishin grup gjaku 0. Shifër kjo më e ulët se 2.2 milionë të infektuar në Danimarkë, nga ku 41.7% kishin grup gjaku 0 gjithashtu.
Kështu që studiuesit dolën në përfundimin se grupi i gjakut 0 kishte më shumë gjasa të shmangte infektimin.