Extra Kiara Tito rikthehet në ekran si moderatore, ja programi që do të...

Kiara Tito rikthehet në ekran si moderatore, ja programi që do të drejtojë

Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e Top Channel si moderatore. Duket se ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije për Vip Magazine se ajo do të marrë drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe.

Kujtojmë se tashmë Kiara po jeton dashurinë e saj me Luizin, fituesin e edicionit të dytë të këtij programi me të cilin u njoh brenda shtëpisë. Ata u martuan duke kurorëzuar dashurinë në një ceremoni zyrtare në Bashkinë e Tiranës.

Pas eksperiencës në “BBV”, Kiara ka qëndruar më e tërhequr ndërsa Luizi ka nisur koncertet në Shqipëri dhe Kosovë. Kujtojmë se Luizi po punon edhe për një film, ku protagonistja femër do jetë Olta Gixhari.