Sport Kikboks/ Adriatik Cami shpallet kampion bote në dy kategori

Kikboks/ Adriatik Cami shpallet kampion bote në dy kategori

Kikboksieri shqiptar, Adriatik Cami është kampion bote në kategoritë WKF dhe WIPU.

Kampioni nga Dibra hodhi në knock-out kundërshtarin nga Maroku që në raundin e dytë, duke bërë të vetët rripin e dy titujve.

Në sallën sportive “Feti Borova”, takimi nisi në malore për Camin, që iu imponua grushtave dhe dominimit të kundërshtarit, por i ruajti forcat për të gjetur goditjet fatale në raundin e dytë.

Disa goditje të sinkronizuara të Camit detyruar kundërshtarin 22 vjeçar të dorëzohet, duke i dhënë të drejtë shqiptarit për të vendosur në brez dy titujt.