Extra “Kimia” Gaga-Cooper/ Psikologët shpjegojnë pse rrjeti “ra në dashuri” me marrëdhënien e...

“Kimia” Gaga-Cooper/ Psikologët shpjegojnë pse rrjeti “ra në dashuri” me marrëdhënien e supozuar mes dy yjeve

Performanca e Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper në skenën e “Dolby Theatre” gjatë ndarjes së çmimeve Oscars mori më shumë vëmendje se këto të fundit.

Interpretimi në duet i këngës së filmit në të cilin ata janë protagonistë “A star is born” zbuloi atë që në mediat sociale u komentua si kimi e fortë mes dy njerëzve, madje pati disa të tjerë që e lexuan gjuhën e tyre të trupit si një deklaratë të mirëfilltë dashurie.

Në orët dhe ditët që pasuan, rrjetet u mbushën me postime që kishin bashkëngjitur videon e performancës dhe komente pa fund.

Por psikologët e lexojnë ndryshe tërheqjen mes dy yjeve dhe impaktin që ka ajo te njerëzit. Për pr. dr. Andrea Goeglin, psikolog, i gjithë ky interes për “elektricitetin” mes Gaga-s dhe Cooper-it në fakt i ka rrënjët diku tjetër.

“Nuk ka të bëjë me Gaga dhe Cooper. Njerëzit projektojnë te ata atë çfarë duan në jetën e tyre, atë që u mungon. Dinamika Gaga-Cooper na kujton se si është kimia mes dy njerëzve, kështu që me kënaqësi kanë tendencën të thellohen në këtë temë. Kur kësaj i shtohet një person i tretë (Irina Shayk), tema bëhet akoma më tronditëse”, thotë ai.

Por për Natalie Elisha Gold, aktiviste e të drejtave të grave, mënyra si po komentohet trekëndëshi Gaga-Cooper-Shayk është frustruese.

“Është frustruese që pas lëvizjeve si Times Upp dhe Metoo, ne i kthehemi modelit regresiv, me të cilin godasim një grua përballë një tjetre, për hir të një mashkulli. Nuk duhet të nxisim narrativën sipas të cilës gratë janë në garë me njëra-tjetrën dhe në bazë të gjithë kësaj qëndron dëshira për t’i rënë në sy një mashkulli”, thotë ajo.