Bota Kina nis rimëkëmbjen, ekonomia e parë që shënon hapa rritjeje që nga...

Kina nis rimëkëmbjen, ekonomia e parë që shënon hapa rritjeje që nga nisja pandemisë

Kina bëhet ekonomia e parë botërore që arriti të shënojë hapa rritjeje që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, duke regjistruar një ekspansion të papritur prej 3.2 për qind në tremujorin e fundit.

Një rimëkëmbje që nisi pas lehtësimit të masave izoluese teksa fabrikat e dyqanet nisën të rihapen. Rritja e raportuar për tre muaj ishte një përmirësim i papritur në krahasim me tkurrjen e 6.8 për qind të tremujorit të kaluar – performanca më e keqe e Kinës që së paku nga mesi i viteve 1960.

Kina, vendi ku nisi pandemia e koronavirusit në dhjetor, ishte ekonomia e parë  që u mbyll dhe e para që filloi procesin e rimëkëmbjes në mars, pasi Partia Komuniste në pushtet shpalli se kishte nën kontroll sëmundjen.

Analistët e sektorit privat thonë se rreth 30 për qind e fuqisë punëtore, ose rreth 130 milionë njerëz, mund të kenë humbur punën e tyre të paktën përkohësisht ndërsa 25 milionë vende pune mund të humbasin këtë vit.

Prodhimi i fabrikave u rrit me 4,4 për qind, duke u rikthyer nga tkurrja e 8,4 për qind e tremujorit të kaluar.

Partia qeverisëse premtoi në maj që të shpenzojë 280 miliardë dollarë (245 miliardë euro) për përmbushjen e qëllimeve ekonomikë, përfshirë krijimin e 9 milionë vendeve të reja të punës. Por ajo ka shmangur t’i bashkohet nismës së  Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë në përmbledhjen e paketave stimuluese prej 1 trilion dollarë (877 miliardë €), ose më shumë për shkak të shqetësimit për shtimin e borxhit tashmë të lartë kinez.

Por një pengesë e mundshme për rimëkëmbjen ekonomike është përkeqësimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, tregu më i madh kombëtar i Kinës, mbi mosmarrëveshjet në lidhje me tregtinë, teknologjinë, të drejtat e njeriut dhe Hong-Kongun.