Kuriozitete Kina po prodhon mbi 76 milionë maska në… ditë

Kina po prodhon mbi 76 milionë maska në… ditë

Kina po prodhon mbi 76 milionë maska kundër koronavirusit në ditë, thënë ndryshe 7,8 herë më shumë krahasuar me datën 1 shkurt, njoftoi sot Komisioni Kombëtar kinez për Zhvillimin dhe Reformat.

Sipas tij, më 25 shkurt Kina kishte më shumë se trefishuar aftësinë prodhuese ditore.

Prodhimi i maskave është në kapacitet të plotë në Kinë duke parë rritjen e kërkesave për shkak të epidemisë së COVID-19 falë masave të marra nga autoritetet për mbështetjen e prodhuesve dhe për modernizimin e teknologjisë për prodhimin e tyre, gjithçka për të rritur ofertën.