Bota Kinë/ Fillon migrimi më i madh njerëzor i vitit

Kinë/ Fillon migrimi më i madh njerëzor i vitit

Migrimi më i madh njerëzor i vitit filloi sot në Kinë, ku qindra milionë banorë po udhëtojnë drejt familjeve të tyre për Vitin e Ri Kinez, që këtë vit festohet më 5 shkurt.

Autoritetet presin një total prej 2,99 miliardë udhëtime me makina, trena dhe avionë përgjatë 40 ditëve që shoqërojnë këtë festë.

Ato presin një rritje prej 8,3% të udhëtimeve hekurudhore dhe 12% të atyre ajrore.

Ndërkohë, udhëtimet me makina do të ulën 0,8%.

Autoritetet presin edhe rreth 1,77 milionë udhëtime turistike në ditë gjatë javës së ardhshme.

Por, këto pushime do të jenë edhe një test i ekonomisë kineze që prej muajsh gjendet në një luftë tregtare me SHBA-në.

Sipas zodiakut kinez, 2019 është Viti i Derrit.