Kuriozitete Kisha e Anglisë heq rregullin 400-vjeçar: jo lutje çdo javë

Kisha e Anglisë heq rregullin 400-vjeçar: jo lutje çdo javë

Kisha e Anglisë hoqi rregullin 400-vjeçar që kërkonte që të gjitha kishat të shërbenin të dielën e çdo të jave.

Ligji i vitit 1603 u diktonte priftërinjve që të mbante çdo javë lutjen e mëngjesit dhe mbrëmjes në shërbim të komunitetit të cilin e kishin nën mbikqyrje, sipas Asociated Press.

Por pas dekadash vizitueshmërie të dobët, shumë priftërinj e ushtrojnë aktivitetin vetëm në disa kisha, veçanërisht në zonat rurale.

Për mos-mbajtjen e shërbimeve në çdo kishë të dielave, ata kërkuan lejen e peshkopëve, duke shkuar deri te ndryshimi historik që miratua nga një takim i Sinodit të Kishës Angleze.