Aktualitet Kishte 5 pushkë, 3 pistoleta dhe gjysmë kg heroinë, në pranga 35-vjeçari...

Kishte 5 pushkë, 3 pistoleta dhe gjysmë kg heroinë, në pranga 35-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Parmës në Itali arrestoi një shqiptar 35 vjeç me inicialet D.R, pasi ishte shpërndarës droge në zonë.

Nga kontrolli në banesën e tij u sekuestruan gjysmë kg heroinë, 5 gramë kokainë dhe disa sende të vjedhura si orë, byzylykë, etj.

Ndërkaq, ai kishte fshehur në shtrat 5 pushkë dhe 3 pistoleta gjysmë automatike, disa prej të cilave u vodhën në provincën e Parmës. Dy nga pesë pushkët ishin vjedhur në Fidenza në dhjetor 2018, ndërsa një armë tjetër ishte vjedhur gjatë një vjedhje në Sorbolo në shkurt 2019.