Aktualitet Kishte dy kilogramë heroinë rreth trupit, arrestohet një person në Portin e...

Kishte dy kilogramë heroinë rreth trupit, arrestohet një person në Portin e Durrësit

Një sasi e konsiderueshme prej 2 kilogramë e 160 gramë lëndë narkotike, e dyshuar heroinë, është kapur gjatë mbrëmjes së të mërkurës në portin e Durrësit.

Bëhet e ditur se Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, shtetasit E.D. i kanë gjetur në trup një sasi lënde narkotike me peshë rreth 2 kilogramë e 160 gramë, e dyshuar si heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Emri i personit të vënë në pranga nuk është bërë i ditur, ndërsa droga dyshohet se kishte si destinacion Italinë.