Kuriozitete Kishte fustanin e nusërisë të gjatë, shkon në altar me kamion

Kishte fustanin e nusërisë të gjatë, shkon në altar me kamion

Një 25-vjeçare në Missouri u detyrua të pajtonte një kamion 16 m të gjatë në ditën e saj të dasmës, pasi fustani i saj i nusërisë ishte shumë i gjatë dhe ishte e pamundur që të ecte me të.

Tatiana, një vajzë e re me origjinë greke, ishte e vendosur që të kishte një dasmë të madhe dhe fustanin më vezulluese dhe për këtë zgjodhi një stiliste të njohur.

Por kur ajo provoi fustanit, që mund të konsiderohet fare mirë si më i gjati në botë, kishte shfaqur mëdyshje se si do të shkonte në altar.

E ftuar në emisionin “Gypsy Wedding US”, 25-vjeçarja tregoi të gjitha peripecitë e ditës së saj më të bukur të jetës dhe momentin kur vendosi të prenotonte kamionin gjigant, me të cilin ajo shkoi përpara bashkëshortit të saj Zuki.