Aktualitet Kishte krijuar organizatë kriminale dhe kërkohej nga Interpol, kush është i arrestuari...

Kishte krijuar organizatë kriminale dhe kërkohej nga Interpol, kush është i arrestuari në Fier

Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Dërmenas” ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pasditen e kësaj të marte u bë arrestimi i Fredi Genica, 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Arrestimi i tij u bë pasi rezulton person, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Të dyshuarit në cilësinë e provës materiale iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis dhe një armë gjahu “Karabinë”.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua i dyshuari.

Genica është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20 janar 2016, pasi Gjykata e Milanos Itali, e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokuroriusë së Fierit, për veprime të mëtejshme.