Extra “Kjo Einxhel nuk më pëlqen fare”, Armina Mevlani përjashton banoren nga fitorja...

“Kjo Einxhel nuk më pëlqen fare”, Armina Mevlani përjashton banoren nga fitorja e BBV

Të gjithë po flasin për “Big Brother Vip” teksa afrohemi edhe më tepër finales së madhe. Secili prej nesh ka një banor të preferuar në mendje i cili duhet të jetë fitues i këtij spektakli të madh.  Kjo gjë është diskutuar dhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Teksa drejtueset e emisionit thanë emrat e tyre për pretendentët kryesorë të çmimit të madh, Armina Mevlani bëri parashikimin e saj dhe u shpreh se do të dëshironte që “BB Vip” ta fitonte Iliri.

Duke u shprehur negativisht për Einxhel, ajo e përjashtoi atë kategorikisht nga çmimi.

“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”, tha ajo.

Përsa i përket moderatoreve të tjera, Dalina Buzi zgjodhi Donaldin si fitues, Rita Petro zgjodhi Monikën, ndërsa Fatma Haxhialiu tha se do të donte ta fitonte Beniada.

Rikujtojmë se Einxhel u thumbua dhe nga aktorja e njohur Rudina Dembacaj për nismën e saj të kopjuar nga konkurrentja e “BB Vip” për të ndihmuar dhe shkolluar vajzat në gjendje të vështirë ekonomike.