Aktualitet Kjo është Briselda, 17 vjeçarja që u vra me plumb në kokë...

Kjo është Briselda, 17 vjeçarja që u vra me plumb në kokë në Laprakë

Briselda Gjinkolaj është vetëm 17 vjeç me origjinë nga Mirdita dhe prej disa vitesh jetonte në Tiranë.

Ajo u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një atentat ndaj Erion Bengos në Laprakë.

Mësohet se ajo kishte vetëm një javë që ishte lidhur me Bengën.

Dy të rinjtë kishin dalë të pinin një kafe dhe sapo janë futur në makinë janë qëlluar me breshëri plumbash.

Adoleshentja mori një plumb në kokë, dhe pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës nga i dashuri i saj, nuk arriti dot që të shpëtonte.