Kuriozitete Kjo është frika më e madhe e Donald Trump

Kjo është frika më e madhe e Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump është aktualisht njeriu më i pushtetshëm në botë, por ka diçka që e tmerron dhe ajo është germafobia ose frika e madhe nga mikrobet.

Kështu ai u thotë rregullisht vizitorëve që të lajnë duart para se të hyjnë në Zyrën Ovale, ndërsa dezinfekton duart sapo largohet nga ndonjë aktivitet, ku ka takuar qytetarë të zakonshëm.

Presidenti e ka cilësuar shtrëngimin e duarve si “një nga mallkimet e shoqërisë amerikane” për shkak të mundësisë së marrjes së mikrobeve. Ai porosit sasi të mëdha dezinfektuesish sa herë që nis fushata zgjedhore, dhe i ka mësuar pjesëtarët e stafit me një sinjal, përmes të cilit sinjalizon largimin e cilitdo që kollitet apo teshtin pranë tij.

Disa studiues në Danimarkë kanë sugjeruar që germafobia e Trump mund të lidhet me armiqësinë e tij ndaj emigracionit masiv. Gjithsesi, kjo mani mund të ketë më shumë mirëkuptim javët e fundit, kur bota është në panik për shkak të epidemisë së koronavirusit kinez.