Aktualitet KLD mblidhet sot në orën 17:00, pritet të vendoset shkarkimi i Majlinda...

KLD mblidhet sot në orën 17:00, pritet të vendoset shkarkimi i Majlinda Andreas

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka njoftuar se sot në orën 17:00 do të zhvillojë një mbledhje.

Mbledhja mësohet se do të zhvillohet për daljen në pension të 3 gjyqtarëve, ndërkohë që bëhet e ditur se në rendin e ditës është vendosur edhe heqja e statusit për gjyqtaren Majlinda Andrea.

Andrea u dënua së bashku me bashkëshortin e saj dhe tre shtetas të tjerë të përfshirë në veprën penale të korrupsionit në drejtësi me 50 mijë euro në këmbim të një vendimi pronësie për një pronë në zonën e Ksamilit.

Gjatë mbledhjes së sotme, KLD pritet të shpallë përfundimin e mandatit për tre gjyqtarë të cilët kanë plotësuar moshën e daljes në pension.