Extra Klienti u ankua për çmimin e shtrenjtë të kafes, 1 mijë euro...

Klienti u ankua për çmimin e shtrenjtë të kafes, 1 mijë euro gjobë lokalit në Firence

Një lokal në Firence është gjobitur me 1 mijë euro pasi një klient u ankua në polici për çmimin e shtrenjtë të kafes.

“Ditta Artigianale” në Firence të Italisë u gjobit të hënën sepse nuk kishte vendosur listën e çmimeve në ambientet e lokalit.

Një klient telefonoi policinë pasi ishte zemëruar që lokali i kishte kërkuar të paguante 2 euro për një kafe pa kafeinë.

Sipas Ditta Artigianale, kafja në fjalë vinte nga një plantacion meksikan dhe ishte ‘përgatitur me kujdes të veçantë nga banakieri’.

Në Itali një filxhan kafeje ekspres kushton rreth 1 euro, por shumë lokale i kanë rritur çmimet këtë vit.

Pronari i Ditta Artigianale tha se ishte i “gatshëm të paguajë për gabimin”, por kritikoi ligjin në fuqi dhe gjobën e vendosur pasi pretendon se çmimi ishte i publikuar në menunë digjitale të lokalit.

“Unë mendoj se me gjithë gjërat që po shërbehen nëpër lokale ditët e sotme, ky ligj është kaq absurd dhe duhet të ndryshohet, përndryshe 99,9 për qind e lokaleve dhe restoranteve do ta kishin gabim”, tha Francesco Sanapo në Facebook.

Francesco Sanapo

Ditta Artigianale është një lokal i mirënjohur në Firence dhe ka fituar disa konkurse për mënyrën e përgatitjes së kafes.