Bota Klinton uron Kosovën: Vazhdoni me konsolidimin e institucioneve

Klinton uron Kosovën: Vazhdoni me konsolidimin e institucioneve

Ish presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, ka uruar pavarësinë e Kosovës përmes një mesazhi shumë prekës, postuar në profilin e tij në Facebook.

Klinton këshillon Kosovën që të vazhdojë përpara me konsolidimin e institucioneve të zbatimit të ligjit duke bërë thirrje gjithashtu që të lihet e qetë Gjykata Speciale në punën e saj.

“Sot jam shumë krenar dhe i uroj popullit të Kosovës festimin e 10 vjetorit e Pavarësisë. Kosova gjithnjë ka zënë një vend të veçante në zemrën time, dhe jam shumë i kënaqur që si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës munda të ju ndihmoj në ndërtimin e të ardhmes dhe prosperitetit.

Bëtë hapa të rëndësishëm dekadën e fundit për ta realizuar të ardhmen tuaj. Dhe tani keni mundësinë që të shikoni përpara dhe për tu përballuar me sfidat që ju presin. Unë vazhdoj të besoj se Kosova është një shtet i së drejtës me te drejta të plota në Unionin Evropian në NATO dhe në komunitetin ndërkombëtarë.

Është e rëndësishme për miqtë tuaj neper botë që të vazhdoni të punoni dhe të lini të kaluarën të kaloj ta lini konfliktin pas krahëve tuaj. Kjo do të thotë ta lini që të vazhdoj punën e saj Gjykata Speciale, në mënyrë që të gjithë njerëzit të vazhdojnë përpara me punën e tyre.

Ta dini që demokracia nënkupton sundimin e shumicës, por gjithashtu nënkupton të drejtat e pakicave. Ky Bashkim u bazua në parimin e sundimit të shumicës, me të drejta kushtetuese të përcaktuara me kujdes për pakicën.

Është një kuraje e madhe që të lini anash armët dhe kapni lapsin në vend të tij. Këto janë vlerat që populli i Kosovës duhet të ndajë gjë që unë besoj se e ardhmja e këtij vendi është e ndritur. Kështu që shijojeni festimet për 10 vjetorin e pavarësisë.

Gjithmonë do të ndihem i nderuar që pata shansin të ju ndihmoj që në fillim, dhe shpresoj të jem këndej pari që të jem në gjendje të shoh triumfin tuaj”, është mesazhi i plotë i ish presidentit Bill Klinton.