Sport Klopp: Fansat racistë duhet të ndalohen përgjithmon nga stadiumet

Klopp: Fansat racistë duhet të ndalohen përgjithmon nga stadiumet

Menaxheri i “Liverpulit”, Jurgen Klopp tha sot se çdo fans që kapet duke kënduar slogane ofenduese duhet të ndalohet përjetësisht nga stadiumet.

Trajneri gjerman i mbajti këto deklarata pas një video në medien sociale të gjashtë fansave të “Çelsit” që ofendonin golashënuesin e “Liverpulit”, Mohamed Salah.

“Është e pështirë”, tha Klopp sot për gazetarët.

“Ky është një shembull tjetër i diçkaje që nuk duhet të ndodhë. Kjo nuk duhet parë si diçka e Çelsit apo Liverpulit”, vazhdoi ai.

“Nëse bën diçka të tillë, atëherë nuk duhet të lejohesh të hysh më në stadium, sipas këndvështrimit tim, përjetësisht”, theksoi trajneri i “Liverpulit”.