Sport Klopp hyn në garën mes Realit dhe Barcelonës për Neymar

Klopp hyn në garën mes Realit dhe Barcelonës për Neymar

Mund të jetë një nga surprizat e merkatos së verës. Liverpooli mund të futet në garë për transferimin e Neymar në Angli. Një lajm disi i pabesueshëm duke parë cilësinë e sulmuesve që ka trajneri Jurgen Klopp përpara, por L’Equipe hedh bastin se braziliani mund të zgjedhë kampionatin anglez.

Barcelona dhe Real Madridi e kërkuan me ngulm në verë, por asnjëri prej tyre nuk ia doli ta afronte. Ylli i francezëve do një rikthim në Katalonjë për shkak se ndihet më mirë atje, por drejtuesit kanë hezituar për ta rikthyer. Paraqitjet e tij me PSG-në nuk kanë qenë aspak të mira dhe të shoqëruara me dëmtime.

Lojtari do të largohet nga kryeqyteti francez, prandaj po sheh mundësitë e tregut. Së fundmi, Liverpooli është futur në mes si surprizë dhe po mendon afrimin e lojtarit të PSG-së. Neymar ka shumë cilësi, por Klopp duhet të prishë sulmin me Mane, Firminho dhe Salah për afrimin e brazilianit.