Sport Klopp konfirmon se Salah nuk do të luajë ndaj Barçës

Klopp konfirmon se Salah nuk do të luajë ndaj Barçës

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka konfirmuar se Mohamed Salah nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Barcelonës, e vlefshme për sfidën e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League.

“Të dy, Salah dhe Firmino nuk janë të gatshëm. Situata nuk është ajo që donim, por do të provojmë të fitojmë”, tha Klopp në konferencë për shtyp.

Salah mori një goditje në kokë në ndeshjen ndaj Newcastle dhe nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për ndeshjes e së martës mbrëma.

Pa dy lojtarët kryesorë dhe me rezultatin 3-0 për katalanasit në ndeshjen e parë, duket se “Reds” janë të dorëzuar akoma pa filluar ndeshja e kthimit.