Sport Klopp mund të rikthehet në Gjermani, kandidat për të pasuar Heynckes

Klopp mund të rikthehet në Gjermani, kandidat për të pasuar Heynckes

Jurgen Klopp mund të rikthehet në Gjermani. Trajneri i Liverpool-it është shndërruar në një kandidat serioz për të marrë drejtimin e Bayernit të Mynihut sezonin e ardhshëm.

Mediat gjermane bëjnë me dije se, momentalisht, tekniku i “The Reds” është vendosur në qendër të kritikave në Angli për shkak të performancës së skuadrës dhe, nisur nga ky fakt, një largim i mundshëm i 50-vjeçarit nuk përjashtohet.

Momentalisht bavarezët po drejtohen nga Jupp Heynckes, i cili ka një marrëveshje me drejtuesit e klubit deri në fund të sezonit.

Klopp është një personazh shumë i respektuar në radhët e Bayernit, kështu që në verën e ardhshme palët mund të nisin bisedimet. Sidoqoftë, nuk është vetëm emri i tij që përflitet si pasardhës i i Heynckes.

Lista pasurohet edhe me dy emra të tjerë: Thomas Tuchel, një tjetër ish-verdhezi, dhe Joachim Low.

Për trajnerin aktual të “Pancerave” tratativat duken disi të komplikuara, pasi ai ka kontratë me Kombëtaren deri në vitin 2020