Sport Klopp nuk përjashton tërheqjen e shpejtë si trajner

Klopp nuk përjashton tërheqjen e shpejtë si trajner

Liverpool manager Jurgen Klopp laughs on the pitch before the Premier League match at the John Smith's Stadium, Huddersfield. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Tuesday January 30, 2018. See PA story SOCCER Huddersfield. Photo credit should read: Martin Rickett/PA Wire. RESTRICTIONS: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.

Jurgen Klopp surprizon jo pak me deklaratat e tij. Fituesi i freskët i Superkupës së Europës në stolin e Liverpoolit ka paralajmëruar largimin e tij nga futbolli pas 2 apo 3 vitesh.

Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka mbushur 52-vjeç, Klopp në një intervistë për gazetën prestigjoze gjermane Bild ka theksuar se në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

“Në radhë të parë shpresoj që gjithçka të më shkojë po kaq mirë sa tani. Pas 2-3 vitesh do të shohim, gjithçka është e mundur madje edhe tërheqja ime. Nuk e di nëse do të ndodhë vërtetë por po e them që tani që në rast se diçka e tillë ndodh, të mos habitet askush”.

Fjalë këto të Jurgen Klopp sdo t’i kenë pëlqyer tifozëve të Liverpoolit por edhe atyre të kombëtares gjermane që shpresojnë ta shohin një ditë trajnerin në stolin e Die Manschaft.