Sport Klopp zbulon lojtarin e vetëm të cilit i ka kërkuar një “selfie”

Klopp zbulon lojtarin e vetëm të cilit i ka kërkuar një “selfie”

Trajneri i Liverpool është një admirues i madh i yllit të Barcelona-s dhe gjithashtu ka zbuluar një ndodhi që ka provokuar të qeshura gjatë një interviste me LFCTV.

“Kam vetëm një selfie në telefon. Është me Lionel Messi-n. Edhe Cristiano Ronaldo ishte aty, por nuk bëra foto me të.”

Kur pyetet për lojtarin më të mirë të historisë, Klopp nuk zgjedh asnjërin prej të dyve.

“Babai më ka thënë se çfarëdo të thonë njerëzit në të ardhmen, Pele ka qenë më i mirë.

E kam takuar njëherë në fakt, kur isha analist në Kupën e Botës 2006. Zakonisht nuk kam emocione, por përpara tij jam bërë qull në djersë”, tha Klopp.