Extra Klopp zbulon se anglishten e ka mësuar nga seriali “Friends”

Klopp zbulon se anglishten e ka mësuar nga seriali “Friends”

Jurgen Klopp ka zbuluar se e ka mësuar anglishten nga seriali i famshëm “Friends”.

Trajneri gjerman i Liverpulit tha se është shumë e lehtë për patriotët e tij që të mësojnë anglisht, pasi e duan shumë atë “sitcom”.

“E kam mësuar duke parë “Friends”, pasi kuptohet shumë lehtë. Në filma nuk e kuptoja mirë anglishten pasi flasin me dialekte të ndryshme. Te “Friends” dialogu është i lehtë, i kupton pothuajse të gjitha fjalët”, tha Klopp për BBC.

Në lidhje me personazhin e tij të preferuar, Klopp u shpreh: “Më pëlqejnë femrat më shumë sesa djemtë. Por, i ngjaj më shumë Xhoit. Jam më i zgjuar se ai, por nuk i flas femrave aq bukur sa ai. Nuk kam ditur ta them kurrë ”How you doing” siç e thonte Xhoi”.