Kryesore KLP: Më 16 dhjetor zgjidhet shefi i ri i SPAK

KLP: Më 16 dhjetor zgjidhet shefi i ri i SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar 16 dhjetorin si datën e mbledhjes në të cilën do të intervistohen kandidatët për kreun e ri të SPAK, për të zgjedhur njërin prej tyre si pasardhësin e Arben Krajës.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00 të 16 dhjetorit, ndërsa prezentë do të jenë anëtarët e KLP, si dhe të ftuar përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Programi OPDAT dhe delegacioni i Komisionit Evropian.

Ndërkohë, referuar rendit të ditës, KLP njofton se kandidatët që do të intervistohen, të cilët kanë plotësuar kushtet e kandidimit për kreun e ri të SPAK, janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe përzgjedhje e fituesit, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Krajën.