Kryesore KLP plotëson boshllëqet në Prokurori

KLP plotëson boshllëqet në Prokurori

Altin Dumani është caktuar drejtuesi i Përkohshëm i Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Më herët ky post është mbajtur nga Fehmi Petku, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK pasi kishte probleme me deklarimin e pasurisë.

Ndërkohë në këtë mbledhje, e cila u zhvillua me 10 anëtarë për shkak se mungonte Prokurori Besnik Cani, u miratua me vota unanime në mënyrë të përkohshme prokurori Isa Jata në pozicionin e Prokurorit të Prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastrës, u emërua Julian Cafka, e ndërsa në atë të Krimeve të Rënda në Korçë u emërua Rozeta Qirjaqi.