Aktualitet KLP zgjedh tre prokurorët e rinj të SPAK

KLP zgjedh tre prokurorët e rinj të SPAK

Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Preçi janë tre prokurorët e përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e trupës së SPAK, nga katër prokurorë që ishin në garë.

Përzgjedhja e tyre u bë në bazë të pikëzimit, ku kryesonte Kllapi me 174 pikë.

Sotir Kllapi 174 pikë

Dritan Prenci 171 pikë

Vladimir Mara 168 pikë

Dorina Bejko 158 pikë

Tre prokurorët e rinj do të betohen me 21 maj te Presidenti dhe më pas do të nisin detyrën së bashku me 9 prokurorët aktualë të SPAK, duke e çuar në 12 numrin e tyre nga 15 qe duhet të ketë organika e SPAK.

Vladimir Mara
Dritan Premci
Sotir Kllapi