Sport Klubi i panjohur që po çudit Portugalinë

Klubi i panjohur që po çudit Portugalinë

Nëse ju pyesin se cila është skuadra që kryeson renditjen e kampionatit portugez, me shumë gjasa do të thoshit Porto, Benfica apo Sporting. Dhe me të drejtë, pasi këto tre klube kanë dominuar futbollin në vendin e tyre që kur ka nisur kampionati. Në fakt, vetëm në sezonin 1945-46 (Belenenses) dhe në atë 2000-20001 (Boavista) titulli kampion nuk është fituar nga një prej këtyre tre skuadrave. Benfica ka 37 tituj, Porto 28 dhe Sporting 18.

Por këtë vit, të paktën pas pesë javësh, kampionati po dominohet nga një klub i vogël nga Braga, një qytet në veri të vendit, me një stadium që ka kapacitet për më pak se 5000 tifozë. Pasi u ngjit këtë verë në kategorinë e parë, FC Famalicao, ka fituar katër dhe barazuar një nga pesë takimet e zhvilluara deri tani dhe në renditje ka një pikë më shuymë se Benfica dhe Porto.

Të hënën, gjithsesi, është sfida më e vështirë deri tani për ta, pasi vizitojnë Lisbonën ku i poret Sporting, ku ka më shumë mundësi që seria e pathyeshmërisë të ndërpritet. Megjithatë ka qenë një nisje mjaft inkurajuese për një skuadër që para pak vitesh luante në kategorinë e pestë.

Kjo ngritje e shpejtë, gjithsesi, nuk është edhe aq “romantike” sa mund të duket. Pronari i kluibit është një manjatit izraelit anijesh, Idan Ofer, pasuria e të cilit, sipas Forbes arrin në 5,1 miliardë dollarë. Ofer, i cili zotëron edhe 32% të aksioneve tek Atletico Madrid, ka investuar goxha në skuadër, ku vetëm verën e kaluar u ndryshuan 19 lojtarë dhe trajneri. Sikur të mos mjaftojë kjo, lidhja me superagjentin e futbollistëve Jorge Mendes, ka ndihmuar, me disa lojtarë të përfaqësuar prej tij që kanë nisur aventurën me klubin e vogël. Lidhja me Atletico ka bërë që disa lojtarë të jenë huazuar prej klubit spanjoll.

Por pavarësisht sfidës emocionuese për një skuadër kaq të vogël, mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë mbanë.