Bota Klubi i Presidentëve: Si lindi “vëllazëria” më e fuqishme në botë

Klubi i Presidentëve: Si lindi “vëllazëria” më e fuqishme në botë

Ishte një nga ato momentet, kur brenda një ose dy sekondash, ndryshoi historinë e Amerikës, më 30 janar 1953, në inaugurimin e Presidentit Dwight Eisenhower, Harry Truman përshëndeti Herbert Hoover. “Mendoj se duhet të organizojmë një klub Presidentësh”, sugjeroi Hoover.

 Kjo ishte një nga aleancat më të vështira në historinë e Amerikës.

Truman kishte pak javë që kishte hyrë në zyrë në pranverën e vitit 1945 kur gazetat filluan të paralajmëronin për fatkeqësinë e rradhës: “një nga problemet e ushqyerjes më të mëdha në histori” siç New York Times e përshkruante përballjen me urinë të 100 milionë qytetarëve europianë që vuajtën për vite me rradhë në kohë lufte. Në dijeni për kundërshtimin e pjesës më të madhe në Shtëpinë e Bardhë, Truman i dërgoi fshehurazi një letër Hoover-it që deri në atë kohë ishte akoma i përçmuar, duke e ftuar atë të kthehej në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga inaugurimi i Franklin Rusvelt-it 12 vjet më parë.

Hoover dhe Truman u takuan më 28 maj, 1945; Hoover, një inxhinier i trajnuar i cili ishte i nderuar për punën e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, iu bashkua Truman-it në nismën për të marrë ushqim nga vendet që kishin, dhe t’i shpërndanin ato në vendet që kishin nevojë, një sfidë e madhe mbi të cilën varej jeta e miliona njerëzve. Republikani Hoover e la takimin pak skeptik, pasi demokrati Truman mund të bënte diçka kundra në këtë mision të përbashkët.

 Por ai u gabua. Në vitin që pasoi, Truman aprovoi të gjitha rekomandimet e Hoover-it njëri pas tjetrit, dhe dërgoi ish-Presidentin 71-vjeçar në një mision 50 mijë miljesh rreth e qark botës. Me kurajon e Trumanit, Hoover, njeriun të cilin shumica e demokratëve e shanin, u takua me 7 mbretër, 36 kryeministra dhe Papën. Ai dha 42 konferenca për shtyp. Kur ai ishte në Kairo në prill të 1946-s, së bashku me Truman-in bënë një transmetim në radio duke i bërë thirrje amerikanëve të ruanin ushqimin: “Shpëtimi i jetës së këtyre njerëzve është më shumë se sa një nevojë ekonoike për rimëkëmbjen e botës”, tha Hoover. “Është pjesë e rindërtimit shpirtëror dhe moral të botës”.

Plani funksionoi. Në fund të verës së atij viti, Truman mundi të deklaronte se Amerika kishte dërguar 5,5 milion ton me grurë në rajonet e Europës, duke mbajtur kështu një premtim kombëtar dhe parandaluan një katastrofë humanitare. Pas kësaj Hoover tha “se ishte tepër i lodhur në këtë moment dhe donte vetëm të ikte diku larg për të pushuar”.Truman i shkroi privatisht Hoover-it që kjo e tija ishte një shërbim i vërtetë humanitar. Gjatë kësaj kohe, të dy ata kishin lidhur një lloj miqësie duke u përballur me armiqtë e përbashkët. “Unë e di që mund të mbështetem tek ti nëse puna na e kërkon ashtu”, i shkruajti Truman.

Dhe ai ashtu bëri. Truman kishte zbuluar tek Hoover një aleat të vërtetë, përkushtimi i të cilit për t’i shërbyer dhe fuqizuar vendin dhe presidencën ishte tepër i madh. Hooper ndihmoi Truman-in për të shitur idenë e ndihmave europiane tek Kongresi Republikan.

Truman dhe Hoover prodhuan transformimin më të madh të presidencës në histori, një përqendrim pushteti që arriti të ndryshonte CIA-n, Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Këshillin Ekonomik, Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme, Departamentin e Mbrojtjes dhe shumë më shumë.

Ky partneritet i papritur kishte prodhuar një lloj të ri pushteti. Ishte një marrëveshje që i favorizoi të dy ata.

Në vitin 1951 Truman dhe Hoover u renditën përkatësisht i treti dhe i pesti në listën e Njerëzve më të Admiruar. Ata e vlerësuan aleancën punëtore midis ish-presidentëve dhe presidentëve aktualë.Por jo të gjithë Presidentët që pasuan, treguan dëshirën e tyre për të bashkëpunuar, por ishte e qartë se Klubi i Presidentëve mund të përdorej si instrument i pushtetit presidencial.

Kur Klubi ishte në funksionin e tij më të mirë, ai mund t’i shërbente Presidentit, të zgjidhte problemet e tij dhe problemet kombëtare, madje edhe të shpëtonte jetën e tyre.

Sekretet e Klubit të Presidentëve: Si mësoi Bill Klinton të përshëndeste?

Çdo president i ri merr këshilla nga presidentët që ata ndjekin. Ike (Dwight David Eisenhower) i tregoi John F. Kennedy-t (JFK) si të bënte një largim të shpejtë me helikopter. Lyndon B. Johnson (LBJ) i tregoi Richard Nixon se ku i mbante kasetat regjistruese sekrete. Jerry Ford i tha Jimmy Carter-it të lëvizte e të takonte sa më shumë njerëz në Washington. Nikson i tha Ronald Reagan-it kë të mbante dhe kë të largonte nga Kabineti i tij presidencial.

Por asnjë këshillë në historinë e presidentëve nuk ka qenë më e thjeshtë (dhe që ka mbetur sekret për një kohë të gjatë), se ajo që Ronald Reagan i dha Bill Clinton-it.

Reagan i mësoi Clintonit formën e përshëndetjes

Kur Clintoni u bë president kishte në dispozicion 5 presidentë të tjerë nga të cilët mund të merrte këshilla – Nixon, Ford, Reagan, Carter dhe Bush – klubi më i madh i presidentëve që nga koha kur Lincolni e themeloi në 1861-shin.

Çdo anëtar ofroi ndihmën e tij karshi Clinton-it që javë më përpara se ky i fundit të bënte betimin.

Por Clinton-i në fakt nuk priste të mësonte diçka të tillë disa javë pasi ai mundi në zgjedhje Bushin. Bill Clinton pati një telefonatë me një Mjeshtër Komunikimi, i cili ishte 81 vjeç. Ata ishin takuar edhe më parë, në fillim të viteve 1980 kur Clinton dhe gruaja e tij, Hillary, morën pjesë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë të ftuar nga Reagan-i.Gjatë kësaj kohe, ata u ulën në zyrën e Reagan-it duke folur pjesën më të madhe për ekonominë, për nevojën për të limituar shpenzimet.

Kur Clinton kërkonte këshilla në përgjithësi, Raegani i rekomandoi fuqitë kurative të Kampit David (vend për trajtime).

Por më pas Reagan-i u kujtua se kishte parë mënyrën se si Clinton kishte përshëndetur gjatë fushatës së tij. Metoda e tij ushtarake e të përshëndeturit nuk preferohej shumë. Kështu Reagani e këshilloi atë se duhet të kishte qëndrim më të fortë dhe imponues.

Por si duhet të përshëndeste Clintoni ekzaktësisht?

Oficeri i Kalorësisë Ushtarake i shpjegoi se dora duhet të ngrihej ngadalë dhe pastaj të ulej poshtë. Clinton qëndroi në dhomën e Reagan-it deri sa e praktikoi formën e përshëndetjes.E gjithë seanca zgjati 70 minuta. Reagan-i i dhuroi Clinton-it një kavanoz me fasule kur seanca mbaroi (kavanoz të cilin Clinton-i e mbajti për 8 vitet e ardhshme në tavolinën ovale të zyrës së tij).

Pak vite më vonë Reagan pranoi se kishte sëmundjen Alzhajmer. Kontaktet e tij me Clinton-in u rralluan pas vitit 1993.

Por edhe pas gjeneratash të tëra, pavarësisht dallimeve politike, ndihma gjithmonë do t’i jepet atyre që e kërkojnë në Klubin e Presidentëve./ Nancy Gibbs dhe Michael Duffy Revista “TIME”