Aktualitet KMSH njofton besimtarët: Ku do të falet Fitër Bajrami në Tiranë

KMSH njofton besimtarët: Ku do të falet Fitër Bajrami në Tiranë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar besimtarët se Fitër Bajrami në kryeqytet do të falet në sheshin “Skënderbej”.

KMSH thotë se orari i faljes është të enjten në orën 06:10. Po ashtu është parashikuar që programi për Fitër Bajramin të fillojë në orën 05:40 e të përfundojë në orën 06:20.

Këtë vit besimtarët do ta falin namazin e Bajramit më lirshëm. Kjo për shkak se një vit më parë, diktuar edhe nga situata e Covid, besimtarët myslimanë iu drejtuan xhamive për të falur namazin e Kurban Bajramit duke respektuar edhe rregullat e distancës fizike.

Fitër Bajrami shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

NJOFTIM

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në…

Posted by Komuniteti Mysliman i Shqipërisë on Tuesday, 11 May 2021