Politika Knut Fleckenstein gjen punë në Shqipëri

Knut Fleckenstein gjen punë në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka emëruar këshilltar për integrimin pranë kabinetit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, ish-raportuesin e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, një emër shumë i njohur për vendin tonë dhe politikën shqiptare.

Dokumenti mban firmën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, e ndërsa Fleckenstein shprehet se është i lumtur që të nisë nga puna.

“I lumtur që të që të filloj punën për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit kreut të Kuvendit për besimin e tij. Mezi e pres bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë”, shkruan Fleckenstein.