Politika Koalicioni me LSI-në, histori e mbyllur? Ruçi: Në politikë asnjëherë nuk duhet...

Koalicioni me LSI-në, histori e mbyllur? Ruçi: Në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ftuar në “Top Story”, i pyetur për mundësinë e një koalicioni në të ardhmen me LSI, ka lënë gjithçka të hapur me përgjigjen e tij.

Ruçi tha se në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë.

A është tashmë një histori e mbyllur koalicioni me LSI-në në 2019?

Ruçi: Në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë, unë nuk mund të them që as në 2019, as në 2025 dhe kështu që i mbetet kohës, duke qenë se është hera e parë në opozitë.