Kryesore Koalicioni opozitar/ Rama: Vetëvrasje e humbësve. Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen!

Koalicioni opozitar/ Rama: Vetëvrasje e humbësve. Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar.

Në një status në Twitter, Rama e quan koalicionin një vetëvrasje politike.

Kryeministri Rama në Twitter: Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki.