Sport Kohë rinovimesh te Juventusi, gati kontrata e re për Chiellinin

Kohë rinovimesh te Juventusi, gati kontrata e re për Chiellinin

Juventus nuk po kalon një formë shumë të mirë në fushë dhe dy humbje në tre ndeshjet e fundit në kampionat, ndaj Napolit dhe Veronës, duken se e kanë trazuar disi ambientin bardhezi. Megjithatë përveç të tashmes, drejtuesit duket se mendojnë edhe për të ardhmen.

Pas rinovimit të kontratës me portierin Szczesny te bardhezinjtë kanë nisur nga puna për t’i ofruar rinovimin kapitenit Giorgio Chiellini. Mbrojtësit i përfundon kontrata në qershor, ndërkohë që klubi pritet t’ia rinovojë deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Për shkak të një dëmtimi të rëndë Chiellini ka luajtur vetëm një takim këtë sezon, ndërkohë që aktualisht ai është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe shumë shpejtë pritet të jetë në fushë.