Aktualitet Koka e grupit të Niklës dhe “Tuku” i grabitjes së Rinasit në...

Koka e grupit të Niklës dhe “Tuku” i grabitjes së Rinasit në shënjestrën e OFL

Operacioni forca e ligjit i dërgoi këtë të premte formularin e deklarimit të pasurisë dy personazheve të tjerë.

Ata janë Flamur Haka banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “vjedhja me dhunë” dhe Talo Çela, banues në Elbasan, i dënuar për “trafik te lëndëve narkotike”.

Flamur Haka, i cili njihet në zonë me emrin Tuku, mendohet se është “koka” e grupit kriminal të Niklës, që vepron që prej 1998-ës. Në vitin 2008 ai u dënua me burg për 7 grabitje me dhunë, atentat si dhe rrëmbim personi.

Edhe Talo Çela nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është shpallur në kërkim si i dyshuar në grabitjen e Rinasit.

Brenda 48 orësh ata duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve dhe më pas, dokumentet do t’i dërgohen SPAK-ut.