Politika Kokalari: Nuk e kam braktisur Sali Berishën. E ardhmja do ketë surpriza

Kokalari: Nuk e kam braktisur Sali Berishën. E ardhmja do ketë surpriza

Aktivistja Evi Kokalari, mbështetëse e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ka vendosur që të distancohet nga politika në Shqipëria. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale.

Kokalari bën me dije se do ti kthehet jetës në Amerikë që prej shtatorit e ka lënë pas dore.

“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.

Bashkatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.

Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale. Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi”, shkruan Kokalari.

“Nuk e kam braktisur Sali Berishën. E ardhmja do ketë surpriza”

Pas njoftimit për distancimin nga përfshirja e saj në politikën në Shqipëri dhe zbehja e aktivizimit të saj lidhur me Komisionin e Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalari, ka bërë një tjetër reagim.

Ajo thekson se largimi i saj nuk është braktisje e mbështetjes së saj ndaj Sali Berishës, për të cilën thotë se ka qenë e pakushtëzuar që në 19 maj dhe e tillë do mbetet.

Ajo shkruan gjithashtu se e ardhmja do ketë plot surpriza.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund. Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot”. shkruan Kokalari në Facebook.