Politika Kolegji vendos: PD do të shkojë në zgjedhje me 153 kandidatë për...

Kolegji vendos: PD do të shkojë në zgjedhje me 153 kandidatë për deputetë

Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) dhe vendosi që koalicioni i Partisë Demokratike të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit me 153 kandidatë për deputetë.

Në këtë mënyrë, Kolegji pranon ankimin e PS duke lënë në fuqi vendimin e parë dhënë nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve.

Më herët Partia Demokratike kishte bërë kërkesë ankimore në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili i kishte hequr disa emra nga lista e kandidatëve për deputetë.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mbështeti kërkesën e PD-së, e cila kundërshtonte vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, që reduktoi listën e kandidatëve për deputetë nga 222 të propozuar, në 153.

Por ky vendim u ankimua më tej nga Partia Socialiste dhe u pranua sot nga Kolegji zgjedhor që e redukton sërish listën e PD në 153 kandidatë.