Bota Kolumbia nën pushtetin e zotërve të kokainës: Vrasja e ministrit të Drejtësisë...

Kolumbia nën pushtetin e zotërve të kokainës: Vrasja e ministrit të Drejtësisë nga Karteli Medellin

Nga Raimonda MOISIU

Kur Belisario Betancur Cuartas fitoi zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë në Mars 1982 dhe mori detyrën në Gusht të atij viti, – në të njëjtën kohë Pablo Escobar u bë kongresmen. Nga viti 1983, lordët e drogës ishin tepër të ekspozuar dhe të përhapur ngado. Pablo Escobar, Carlos Lehder, Jorge Ochoa dhe klani i tij dominonin biznesin e kokainës dhe bënin ligjin. Paratë marramendëse që fitonin, i bënë të harronin se kishte një numër të madh kolumbianësh të ndershëm që i urrenin për atë ç’ka po i bënin vendit. Ishte mëse e lehtë të harroje duke qenë se ishe Pablo Escobar, – “Një paisa Robin Hood”.

Synimi kryesor i Pablo Escobar ishte të zinte një vend në hierarkinë e Kishës Katolike Romake për kauzën e tij.  Vendi i tij më i preferuar ishte Hacienda Los Napoles me bukuri natyrore të rrallë, liqene artificiale, rrugë dhe aeroport. Ai importoi më shumë se dyqind kafshë ekzotike dhe i la ato të lëviznin lirshëm në ishull.  Solli aty që nga deve, gjirafa, bizonë, gamile, hipopotam, kaktuse të zinj me vlerë prej 14,000 dollarë secili, një kangur që luante futboll dhe një elefant që “vidhte” ushqimin në makinat e vizitorëve.

Në hyrje të Hacienda Los Napoles vendosi portë -postblloku dhe në majë të saj betonoi avionin i vogël që kishte kryer fluturimin e parë të ngarkesës me kokainë kokainës ngavetë ai.

Ndërsa Ochoas nuk i investonin për të pastruar paratë e tyre nëprmjet investimeve, sikundër bënte Escobar.

Në Medellin familja Ochoa banonte në La Loma, në një vilë e ndërtuar në majë të një pllaje kodrinore magjepsëse, në pjesën jugore të qytetit. Plaku Fabio dhe djemtë e tij, Juan dhe Jorge gjithashtu kalonin më të shumtën e kohës në Hacienda Veracruz, me trajnimin e kuajve dhe kujdeseshin për rehabilitimin e kopshtin zoologjik në pronësi të tyre. Fabio (i riu) jetonte më së shumti në Portugali, dhe përpiqej të bënte karrierë si matador. E gjithë familja ndiqte rregullisht shfaqjet e garave me kuaj në Medellin.

Ndërsa në Armeni, reputacioni dhe influenca e Carlos Lehder kishte arritur në zenith. Posada Alamana ishte shndërruar një kompleks i madh turistik, me diskotekë dhe hollin ku mbaheshin konferencat dhe konventat. Vizitohej nga qytetarë të shumtë veçmas qendra e saj ishte e stilit “country” bavareze, që ziente nga zhurma dhe muzika gjatë gjithë orëve të natës. Ndërsa pjesa tjetër e Posada Alamana ishte me kodra të blerta, fermë e stilit kolumbian, kompleks me vila një katëshe të arkitekturës kolumbiane, dhe restorante, ndërtuar në mës pemë të larta dhe park me lule shumëngjyrëshe dhe kafazë me zogj ekzotikë. Në mars të vitit 1983, Lehder themeloi Lëvizjen Kombëtare Latine, një parti e re politike që ndiqte linjën ultranacionaliste me frymë të frikëshme neo-naziste. Pikësynimi kryesor i kësaj partie ishte të hiqte qafe marrëveshjen e ekstradimit të tij, mes SHBA dhe Kolumbisë. Guximi i Lehder nuk njihte kufij!

Pablo dhe Escobar dhe Carlos Rivas Lehder

Në një intervistë për Radio-Bogota, ai pranoi se kishte blerë ato që ai i quante “ishujt e mi” në Bahamas, për më shumë se 1 milion dollarë dhe i kishte vënë në shërbim të bonanzës kolumbiane. Pa përmendur fjalën kokainë, ai pranoi se ishte një specialist transporti, vecmas për miqtë e tij.

Ai u shpreh se ishte arrestuar dhe futur në burg sepse ishte latin.

“Unë isha lideri kryesor i zonës latine”, për të “mbrojtur veten, racën, kombësinë dhe parimet bazë të kolumbianizmit”.

Dhe për këtë ai kërkoi të bënte një karrierë si senator, “për të përfaqësuar ekstraduesit e Kolumbisë, sindikatat dhe të varfërit e më të varfërve”.

“Ata më akuzojnë mua se komplotoj kundër Shteteve të Bashkuara. Unë do të thoja që jo vetëm kam komplotuar, por do të vazhdoj të komplotoj deri në ditën që të anulohet marrëveshja i ekstradimit” u shpreh Lehder.

Por guximi dhe trimëria e Lehder nuk do të mjaftonte. Më 2 shtator 1982, Gjykata e Lartë e Kolumbisë,  ndaj kushtetutshmërisë së ekstradimit të Lehder, mori vendimin në favor të SHBA-ës. Më pas Kolumbia lëshoi urdhër-arrestin për Lehder, ndërsa ky i fundit u fsheh dhe u largua në drejtim të paditur.

Sidoqoftë, Ministri i Drejtësisë i qeverisë kolumbiane, Lara Bonilla miratoi urdhërin për ekstradimin e Lehder dhe ia delegoi atë presidentit Betancur, për të hedhur firmën.

Tashmë ishte rradha e Escobar!

Ministrin e Drejtësisë, Lara Bonilla nuk e mbanin më nervat!

Lara Bonilla

Për një kohë relativisht të gjatë, Karteli Medellin i kishte futur tmerrin familjes së tij; sforcimi dhe ankthi kishin filluar ta dëmtonin edhe vetë ministrin, mendërisht dhe fizikisht. Lara Bonilla e pati filluar mandatin e tij si një kryqtar politik, që u hodh në veprim e sulm, qëkurse Pablo Escobar dhe Lara Bonilla u përfshinë në polemika të ashpëra për origjinën kriminale të “Hot Money”(para e dyshimtë), meqenëse karteli Medellin sulmohej e përflitetj përditë me detaje groteske në gazetat e televizionet e vendit, nga ato që u servirte Ministri i Drejtësisë.

Dhe rezultatet kishin qenë vërtet të jashtëzakonshme; Carlos Lehder ishte fshehur, familjes Ochoa iu revokua licensa për avionët e vegjël nga Lara Bonilla, ndërsa ishte Pablo Escobar ai që kishte vuajtur më shumë nga nisma  “me duar të pastra” e kryqëtarit, Lara Bonilla.

E largojnë nga Kongresi mbas denoncimeve dhe pretendimeve të Ministrit të Drejtësisë, duke humbur kështu karrierën e shërbëtorit publik.

Por Pablo Escobar nuk u largua në heshtje!

Fillimisht ai ruajti qetësinë, por kur u duk sikur situata ishte qetësuar e nën kontroll, Escobar hidhet në sulm.  Në Shkurt të vitit 1984, pasi gjykatat tërhoqën një urdhër arresti ndaj tij, ai kërcënoi se nëse qeveria nuk shfuqizonte traktatin e ekstradimit me Shtetet e Bashkuara, ai dhe Lehder do të mbyllnin disa qindra biznese dhe do të flaknin në rrugë,  më shumë se njëzet mijë njerëz të papunë.

Në një tubim politik ai denoncoi Lara Bonilla si një “shill” për imperializmin amerikan. Në një letër të hapur drejtur Ambasadorit American Tambs në Kolumbi, Escobar mohonte çdo përfshirje të tij në laboratorët e xhunglës, dhe denonconte ekstradimin e tij, duke e cilësuar Lara Bonilla si “përfaqësuesi i qeverisë tuaj në kabinetin kolumbian”. Ishte gusht i vitit 1983, kur shërbimi sekret i policisë dhe inteligjencës kolumbiane zbuloi komplotin e parë për të vrarë Lara Bonilla; nga një grup evidente që bënte vetëm për llogari të Kartelit Medellin. Një grup trafikantësh të drogës u mblodhën përsëri për të bërë planin për ekzekutimin e Lara Bonilla.

E gjithë puna do të bëhej për pesëdhjetë milion pesos (521,000 dollarë). Informatori i DEA-s më vonë do t’u tregonte agjentëve se ai e kishte dëgjuar personalisht, udhërin nga goja e Pablo Escobar për të ekzekutuar Lara Bonilla-n. Dhe ekzekutori do të ishte Carlos Mario, 31 vjeç, me precedent penalë të mëparshëm për vrasje, grabitje dhe përdhunime. Shoferi i tij, do të ishte një djalosh Byron Velasquez, një nga rojet personale të Pablo Escobar. Pasi gjithcka u mor vesh rreth planit të vrasjes, ambasadori Tambs shkoi enkas për ta takuar dhe vënë në dijeni Lara Bonilla në ministri.  Madje Tambs i ofroi jelekun e tij antiplumb, por Lara Bonilla e përligji kërcënimin. Ndërsa kërcënimet për jetën e tij e të familjes kishin avancuar, ato e kishin bërë Lara Bonilla më nervos, të merakosur e të shqetësuar për fatin dhe jetën e familjes. Në prill të vitit 1984, Tambs mori një telefonatë entuziaste nga Lara Bonilla, për një lajm të jashtëzakonshëm. Ministria e jashtme e kishte emëruar ambasador të Kolumbisë në Pragë, Çekosllovaki.

“Besoj e shpresoj që jeta tuaj dhe e familjes do të jetë më e sigurt atje”, – tha Tambs përzemërsisht. -Të gjithë banditët janë në qeveri”.

Tambs kësaj here nuk ia përmendi kërcënimin.

Në janar të vitit 1984, Pablo Escobar i dërgoi një mesazh Ortegës ku i paraqiti tërheqjen e tij nga jeta publike; “Pozicioni i politikanëve është shumë larg ideve dhe aspiratave të njerëzve.”- i shkruante ai, Ortegës!

Më në fund Lara Bonilla kishte futur frikën e tmerrin në zemër të kartelit Medellin. Ndërkohë udhëheqësit e kartelit –Escobar, Ochoa, Lehder dhe Rodriguez Gacha u paditën për herë të parë, së bashku, ndonëse ata ishin ende pa rrezik, përtej ekspansionit të autoriteteve amerikane.

Rreth orës 7 a.m. atë mbrëmje, Byron Velasquez dhe Carlos Mario të armatosur me granata dhe një MAC-10, hipur në një motor të ri Yamaha,  përshkonin pa vështirësi trafikun që ishte tejet i rënduar, në kërkim të limuzinës së bardhë, Mercedes Benz. Megjithëse ishte muzg, ata mundën ta dallonin atë lehtësisht. Velasquez uli shpejtësinë, dhe i afrohet limuzinës, djathtas, në pjesën e pasme, ndërsa Carlos Mario nxori nga brenda xhaketës, armën dhe tërhoqi këmbëzën drejt hijes që ndodhej në sediljen e pasme të Mercedes-it. Ai e zbrazi krejt karikatorin e MAC-10, në dy sekonda.

Rodrigo Lara Bonilla u shpall i vdekur në klinikën Shaio në 7:40p.m. të mëngjesit e datës 30 Prill 1984.

Bonilla kishte marrë tre plumba të kalibrit 45 në kokë, dy në gjoks, një në qafë dhe një në kraharor. Pas sulmit limuzina e shoqërimit e Lara Bonilla ndoqën Yamahan. Njëri nga truprojat goditi serbatorin e Yamahas duke i shkaktuar zjarrin që më pas humbi kontrollin dhe u në bordurën anësore. Byron Velasquez, i rënë përtokë pa ndjenja dhe i plagosur, u arrestua, ndërsa Carlos Mario ishte i vdekur në rrugë, koka e tij ishte ndarë copash nga plumbat e armës së truprojës. Presidenti kolumbian Betancur, pak pas mesnatës së 1 majit 1984, lëshoi një urdhër të mbylleshin të gjithë kufijtë shtetërorë në Kolumbi, duke u zotuar se do të “shpëtonte dinjitetin kombëtar” nga mafia.

Ne do të ekstradojmë kolumbianët e kërkuar nga SHBA-ës!. Ai e pagoi zellin e tij me jetën e tij.

Ministri i Drejtësisë që sfidoi dhe kryqëzoi haptas kartelet e drogës, dhe futi tmerrin në zemrat e zotërve të saj, -Rodrigo Lara Bonilla e pagoi zellin e tij me jetën e tij.

Më 2 maj 1984, arkivoli me trupin i Lara Bonilla-s u vendos në hollin e rezidencës qeveritare në kryeqytetin kolumbian, dhe sheshi ishte i tej mbushur me njerëz të shtresave të ndryshme; të pasur, të klasës së mesme dhe të varfër, qanin dhe brohorisnin në kor dhimbshëm; “Ne të duam, Rodrigo! Venganza, Justicia!”(Hakmarrje & Drejtësi).

Presidenti Betancur mbajti euologjinë e rastit në një gjendje të rëndur shpirtërore.

“Ne kemi arritur në atë pikë ku duhet të reflektojmë se në cfarë situate është kombi ynë, dhe çfarë të jesh qytetar i këtij kombi! T’u themi ndal armiqve të njerëzimit! Si një shembull i kësaj, Kolumbia do t’i dorëzojë kriminelët e kërkuar në vende e tjera, në mënyrë që ata të mund të ndëshkohen. Gjashtë ditë më vonë, më 8 maj 1984, Presidenti kolumbian Betancur nënshkroi urdhrin e ekstradimit për Carlos Rivas Lehder.

Vijon

Raimonda MOISIU

Author/Freelancer

Florida USA