Politika Komisioni i Rithemelimit të PD kallëzon në SPAK Bashën dhe Bardhin për...

Komisioni i Rithemelimit të PD kallëzon në SPAK Bashën dhe Bardhin për “8 janarin”

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paraqitur këtë të mërkurë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.

Në këtë kallëzim pretendohet se ndaj Bashës e Bardhi, të cilët konsiderohen si deputetë, si dhe personave të tjerë që kanë qenë brenda selisë së PD më 8 janar, rëndojnë akuzat e “dëmtime të tjera me dashje”; “Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”; “Shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese”, si dhe “Shkatërrim prone”.

Kallëzimi është dorëzuar edhe në prokurorinë e Tiranës.