Kryesore Komisionieri Europian për Menaxhimin e Krizave: Nuk do t’ju lëmë vetëm

Komisionieri Europian për Menaxhimin e Krizave: Nuk do t’ju lëmë vetëm

Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic tha se prania e tij në vendin tonë është provë e solidaritetit të Bashkimit Europian me Shqipërinë në këtë moment të vështirë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Ne qëndrojmë krah më krah me ju, që ju shqiptarët ta dini që nuk jeni vetëm. Ne e kemi të qartë se çfarë ka ndodhur pas tërmetit. Shpreh ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre”, tha Lenarcic nga Vora, ku inspektoi bashkë me Kryeministrin Rama godina të dëmtuara.

“BE reagoi me shpejtësi kërkesës së qeverisë shqiptare për ndihmë. Ekipet tona erdhën që atë ditë këtu. Tani jemi në fazën e vlerësimit të dëmeve ndërsa më pas do të merremi me çështjen e rindërtimit. Shqipëria është pjesë e Europës, vend kandidat, nuk do t’ju zhgënjejmë, do të keni mbështetjen tonë në javët e ardhshme për të nisur rindërtimit pas kësaj përvoje të vështirë”, shtoi ai.