Extra Kompleksi i Kasandrës në mitologji dhe botën moderne

Kompleksi i Kasandrës në mitologji dhe botën moderne

Kompleksi i Kasandrës, quhet dukuria ku njerëzit parashikojnë lajme të këqija, ose kur këto paralajmërime injorohen tërësisht. Termi “Kompleksi i Kasandrës”, ka hyrë në përdorim në vitin 1949, kur një filozof francez diskutoi potencialin e dikujt mund të parashikonte ngjarjet e ardhshme.

Kompleksi është përdorur në kontekste të gjera. Kjo përfshin psikologjinë, cirkun, botën e korporatave, ambientalizmin (dhe shkencën në përgjithësi), dhe filozofinë.

Origjina e emrit kompleks Kasandra

Në mitologjinë greke, Kasandra ishte vajza e Priamit, mbretit që sundoi Trojën në kohën kur u sulmua nga grekët. Kasandra ishte një grua kaq e bukur, sa që ajo tërhoqi vëmendjen e Perëndisë Apollon, birit të Zeusit. Ai i dha asaj në shenjë dashurie dhuntinë e bërjes së profecive, por kur e refuzoi vëmendjen e tij, u zemërua.

Apolloni e mallkoi Kasandrën, për të profetizuar gjithnjë të vërtetën, por kishte fatkeqësinë që askush nuk do ta besonte më kurrë atë. Kompleksi i Kasandrës ashtu siç e njohim sot, ka gjithashtu disa lidhje të dallueshme me kohën e shkrimit të Testamentit të Vjetër në Bibël.

Jeremia, Isaia dhe Amosi ishin të gjithë profetë, që vunë në dukje atë që po shkonte keq në shoqërinë e tyre.

Të tre profetët e kaluan jetën e tyre, duke u bërë thirrje njerëzve të nderonin Zotin përmes veprimeve të tyre. Ata shmangën flijimin e kafshëve, dhe u kujdesen për ata që qenë në nevojë. Mjerisht, siç ishte gjithmonë rasti, njerëzit nuk i besonin, dhe për këtë u ndëshkuan.

Kompleksi i Kasandrës në psikologji

Shumë psikologë, e përdorin kompleksin Kasandra, për të përshkruar efektet fizike dhe emocionale që ndihen nga njerëzit, të cilët përjetojnë ngjarje personale stresuese. Ajo mund të zbatohet edhe për njerëzit që vuajnë gjithmonë poshtërimin, për shkak se nuk dëgjohen apo nuk besohen kurrë, kur përpiqen të shpjegohen tek njerëzit e tjerë.

Melani Klein, ishte një psikologe që në fillim të viteve 1960, doli me teorinë se kompleksi i Kasandrës, mund të përshkruajë ndërgjegjen morale. Është detyra e një ndërgjegje morale, të japë një paralajmërim, kur gjërat do të shkojnë keq. Klein e quajti këtë kompleks i Kasandrës, për shkak të përbëresve morale që vijnë me shumë paralajmërime.

Super-egoja, që përpiqet të na bëjë t’i ndalojmë këto paralajmërime moraliste, është Apolloni.

Sipas Klein, njerëzit do të refuzojnë të besojnë ose të dëgjojnë dikë që flet nga pozota e një ndërgjegjeje morale, në një përpjekje për të injoruar ndërgjegjen e tyre. Lori Lejton Shapira ishte një psikologe aktive gjatë viteve 1980. Versioni i saj i kompleksit Kassandra, erdhi me tre faktorë të veçantë:

Një marrëdhënie jofunksionale me arketipin e Apollonit

Mungesa e besimit, kur ata që e vuajnë përpiqen t’u tregojnë të tjerëve përvojat dhe besimet e tyre. Shapira thoshte se kompleksi Kasandra ka lidhje me arketipin e rendit, arsyes, të vërtetës dhe qartësisë. Ky arketip, të cilin ajo e quajti arketipi i Apollonit, është në kundërshtim me kompleksin Kasandra. Për Shapirën, arketipi i Apollonit është i jashtëm dhe emocionalisht i largët. Njëkohësisht, një grua Kasandra është ajo që mbështetet shumë tek intuita dhe emocioni.

Kompleksi Kasandra sot në botë

Një kompleks Kasandra për një grua që punon, mund të jetë ndonjëherë një formë e vizionimit. Kur dikush parashikon se drejtimi i biznesit dhe kompanisë për të cilën punon po pëson disa ndryshime, shpesh duhet të përballet me njerëzit që refuzojnë ta besojnë.

Kjo ndodh sepse shumë njerëz punojnë në të tashmen, dhe nuk preferojnë të shohin se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Disa njerëz që kanë një kompleks Kasandre, mund t’i shohin gjërat përpara se të ndodhin. Për shembull, një rënie e lehtë në normën e suksesit të kompanisë, ose normën e fitimit.

Kjo është ajo që ndodhi me Uorren Bafett, që fitoi nofkën ‘Kasandra e Uoll Stritit’, për përpjekjen e tij për të paralajmëruar njerëzit për krizën e fundit financiare. Megjithatë, ajo nuk është gjithmonë e keqe. Ndonjëherë tek vizionimi, njerëzit me një kompleks Kasandra, shihen si një shenjë e mirë. Kjo për shkak se ata shpesh, mund të shohin atë që të tjerët nuk munden.

Lëvizja mjedisore

Shkenca ka parashikuar disa herë ndryshimin e klimës në një shkallë masive. Kjo përfshin rritjen e temperaturave, përmbytjet, thatësirat, ndotjen, dhe të gjitha llojet e gjërave të tjera të tmerrshme. Fatkeqësisht, pavarësisht se shumë prej paralajmërime të tyre po vërtetohen, shumë njerëz e injorojnë këtë ashtu si edhe shkencën që qëndron pas saj, si një kompleks të Kasandrës.

Shumë shkencëtarë, flasin në mënyrë aktive flasin për dilemën e ngecjes në mes të një kompleksi të Kasandrës.

Kjo ka të bëjë me të qenit tërësisht i vetmuar, teksa shihni njerëzit të shkatërrojnë planetin dhe veten e tyre. Po çfarë i bën gjërat më keq për shkencëtarët, që e kanë një kompleks të tillë?

Ata e fajësojnë shpesh veten për ngjarjet që u përpoqën të paralajmëronin.

Disa shkencëtarë, kanë përjetuar ndërkohë efektin e kundërt. Kur arrijnë të japin një lajm të mirë për njerëzit, kjo merret si një shenjë se i gjithë problemi i ndryshimit të klimës, është në fakt një mashtrim, dhe se kushdo që pretendon të kundërtën është gënjeshtar.

Shembuj të tjerë

Kompleksi i Kasandrës, është shfaqur në një numër të gjerë kontekstesh, që në fillim u shfaq në mitologjinë greke. Ajo është më e zakonshme tek feminizmi, dhe në perspektivat e tyre të realitetit, në pjesë të ndryshme të mediave dhe shkencës mjekësore.

Njerëzit me autizëm, ose familjarët e tyre, shpesh ndihen sikur kanë kompleksin Kasandra. Mund të kalojë shumë kohë, para se dikush të besojë atë që thonë ata për shëndetin e tyre. Shumë kompozitorë, kanë përdorur idenë e një kompleksi Kasandra, si “ABBA” dhe “Dead and Divine”.

“Learning-mind.com” – Bota.al