Kryesore “Koncesioni i ri 100 milionë euro”, PD kërkon nga KQZ që të...

“Koncesioni i ri 100 milionë euro”, PD kërkon nga KQZ që të marrë masa ndaj qeverisë

Partia Demokratike denoncoi aktin e qeverisë për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje e rregullave të përbashkëta për zgjedhjet.

Për këtë arsye, PD i kërkoi KQZ të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor.

Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli për të cilin pretendohet se është shkelur: “4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”.

PD thotë se procedurat e koncesionit që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.