Politika Konferenca e donatorëve për të prekurit nga tërmeti, Rama pritet nga Erdogan

Konferenca e donatorëve për të prekurit nga tërmeti, Rama pritet nga Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e së dielës një vizitë zyrtare në Turqi, ku është pritur nga presidenti  Rexhep Taip Erdogan.

Turqia ishte një nga vendet e parë që u solidarizua për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit që iu mori jetën 51 personave dhe la mijëra të tjerë pa strehë.

Vetëm disa ditë pas kësaj fatkeqësie natyrore, presidenti Erdogan premtoi se Turqia është e gatshme të ndërtojë 500 njësi banimi për personat e prekur dhe mendohet se është pikërisht kjo çështje ajo që po diskutohet në Stamboll.

Gjatë vizitës në Turqi, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në një konferencë donatorësh me biznesmenë turq të cilët do të kontribuojnë për rindërtimin e ndërtesave të shembura nga tërmeti që goditi vendin tonë.